Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar pasi kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani rrëzoi pretendimet e mazhorancës se Komisionet Parlamentare mund të dëmtojnë hetimet e SPAK, teksa u shpreh se të dyja palët mund të bashkëpunojnë.

“Pretendimit se komisionet dublojnë punën e SPAK i është pergjigjur vetë drejtuesi i SPAK: ‘në çdo rast hetimi penal është i pavarur’”, u shpreh Salianji në një postim në Facebook.

Deputeti Salianji theksoi se kërkesave të opozitës për më shumë hapësire, “rilindja i është pergjigjur me ndalimin e hyrjen në ambjentet e parlamentit deputetëve opozitarë”.

Ndërsa shtoi se

Dhuna fizike që ushtrohet ndaj deputetëve për të mos i lejuar të hyjnë në vendet e tyre të punës është ana e dukshme e dhunës së juntës!

LEXONI EDHE: Altin Dumani “rrëzon” pretendimin e maxhorancës për refuzimin e Komisioneve Hetimore! Flet Kreu i SPAK: Mund të bashkëpunojmë! Kanë funksione të ndryshme

 

Reagimi i plotë i Ervin Salianjit:

Dhuna fizike që ushtrohet ndaj deputetëve për të mos i lejuar të hyjnë në vendet e tyre të punës është ana e dukshme e dhunës së juntës!

Dhuna dhe terrorizmi parlamentar qëndron tek moslejomi i ushtrimit të funksionit kushtetues për deputetët! Ne kërkojmë hiç më shumë se të drejtat që na garanton kushteuta dhe qe janë baza minimale për të qënë demokraci funskionale!

Protesta jonë është për të ushtruar të drejtën e kontrollit parlamentar, për të pasur përfaqësim në komisionin e reformës zgjedhore dhe për të krijuar opozitës hapësirat që kushtetuta, rregullorja dhe ligji garanton!

Pretendimit se komisionet dublojnë punën e SPAK i është pergjigjur vetë drejtuesi i SPAK: “në çdo rast hetimi penal është i pavarur”, drejtuesi i Prokurorisë Speciale i tha INA Media-s se “Prokuroria e Posaçme ka qenë dhe është e vëmendshme ndaj hetimeve të kryera nga komisionet parlamentare për ato vepra penale që janë në juridiksionin e saj” thotë Altin Dumani.

Kërkesave të opozitës për më shumë hapësire, rilindja i është pergjigjur me ndalimin e hyrjen në ambjentet e parlamentit deputetëve opozitarë.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re