Pretendohet se presidenti i SHBA-së, Joe Biden i ka dërguar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu një “mesazh të fuqishëm privat” dhe se Shtëpia e Bardhë ka shqyrtuar anulimin e ftesës së Netayahut për Samitin e 2-të të Demokracisë nëse nuk pezullon reformën gjyqësore.

Faqja e internetit “Axios” me qendër në SHBA ka shkruar se Biden lidhur me rregulloren e gjyqësorit që ka shkaktuar protesta dhe greva në Izrael, i ka dërguar Netanyahut një mesazh privat “më të fuqishëm” sesa deklarata se kanë “shqetësim të thellë” të cilën Shtëpia e Bardhë e ka publikuar zyrtarisht.

Në lajmin që bazohet mbi dy zyrtarë amerikanë, thuhet se mesazhin e tij për “ndalimin e reformës gjyqësore” Biden e ka përcjellë përmes ambasadorit amerikan në Izrael, Tom Nides disa orë përpara se Netanyahu të deklaronte shtyrjen e rregullores së gjyqësorit.

Më tej në lajm thuhet se zyrtari amerikan ka thënë se shkarkimi nga Netanyahu i ministrit izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant kaloi SHBA-në në “alarm” dhe se pas kësaj filluan konsultime lidhur me reagimin që do të jepte SHBA-ja.

Sipas kësaj, pretendohet se një prej reagimeve që SHBA-ja do të jepte nëse Netanyahu nuk do ndalonte planin për reformën e gjyqësorit, ishte anulimi i ftesës së kryeministrit izraelit për Samitin e 2-të të Demokracisë.

Në fund, përveç deklaratës me shkrim nga Shtëpia e Bardhë u vendos që Biden t’i dërgonte Netanyahut një mesazh privat thuhet në lajmin në të cilin theksohet se ndërkohë një zyrtar izraelit ka informuar se ambasadori amerikan Nides disa orë para se Netanyahu të jepte deklaratë publike, informoi zyrën e kryeministrit izraelit se rregullorja e gjyqësorit do të pezullohej.

Presidenti amerikan Biden, dje deklaroi se ishte i shqetësuar nga zhvillimet në Izrael dhe i përcolli Netanyahut mesazhin e tij për këtë çështje përmes ambasadorit të vendit të tij në Izrael.

Ndërkohë Biden kundërshtoi pretendimet se janë përfshirë në punët e brendshme të Izraelit.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re