Pretendohet se SHBA-ja ka një bazë në Izrael “kundër rreziqeve që mund të vijnë nga Irani”, ekzistencën e së cilës e mohon.
Sipas lajmit të faqes “The Intercept” nga SHBA-ja, theksohet se Departamenti amerikan i Mbrojtjes “vazhdon ndërtimin e një baze sekrete në mënyrë të heshtur” mbi malin Har Qeren në shkretëtirën Negev në jug të Izraelit.
Në lajm pretendohet se baza amerikane me emrin e koduar “Site 512”, që gjendet 32 kilometra në largësi të Gazës, ka një uzinë me radar që ndjek sulmet e mundshme me raketa drejt Izraelit.
Megjithatë, u theksua se “Site 512” nuk zbuloi asnjë nga mijëra raketa të Hamasit të lëshuara në Izrael më 7 tetor, sepse ishte “i fokusuar në Iranin e largët më shumë se një mijë kilometra”.
Në lajm, pavarësisht deklaratës së administratës amerikane se “nuk ka plane për dërgimin e trupave në Izrael në luftën kundër Hamasit”, u theksua se tashmë ekziston një prani e fshehtë ushtarake amerikane në Izrael.
Sipas lajmit, Departamenti amerikan i Mbrojtjes i është referuar indirekt kësaj baze në një kontratë prej 35,8 milionë dollarësh të nënshkruar më 2 gusht për ndërtimin e një “zone të mbështetjes së jetës” në Izrael.
Theksohet se Pentagoni ka bërë përpjekje për të fshehur qëllimin e tij të vërtetë duke e përshkruar këtë projekt si “një nga projektet sekrete në mbarë botën” në të dhënat e tij.
Dokumentet e buxhetit të hulumtuar nga “The Intercept” treguan se ky projekt është pjesë e “Site 512”
Lajmi gjithashtu bën të ditur se Pentagoni nuk i është përgigjur “kërkesës për koment”.
Burimi: AA