Policia ka shpallur në kërkim një 35-vjeçar, i cili së bashku me vjehrrin e tij, janë konfliktuar me një grua për një tokë publike me pretendimin se e kanë në pronësi.

35-vjeçari u shpall në kërkim pasi mësohet se kishte kanosur me armë zjarri 63-vjeçaren. Kjo e fundit dhe vjehrri i autorit, janë vënë nën hetim.

“Komisariati i Policisë Divjakë shpalli në kërkim shtetasin R. K., 35 vjeç, si dhe procedoi penalisht vjehërrin e tij shtetasin F. D., 66 vjeç, dhe shtetasen N. G., 63 vjeçe, të 3 banues në fshatin Karavasta e Re.

Këta shtetas  janë konfliktuar midis tyre për një tokë publike me pretendimin se e kanë në pronësi.

Shtetasi i shpallur në kërkim R. K., gjatë konfliktit dyshohet të ketë kanosur me armë zjarri shtetasen N. G.. Po punohet për kapjen e tij”, njofton policia.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re