Shkencëtarët më të njohur nga Amerika, Kanada, Izraeli dhe në Europë nuk kanw mundur ende tw  gjejnë ilaçin për shërimin ndaj koronavirusit, ata thonë se vaksina është akoma në fazën testuese dhe pritet që edhe disa muaj të lëshohet për përdorim, por ka dikush nga Gjilani pretendonte se e ka gjetur ilaçin ndaj COVID-19.

Një mjek popullor nga Gjilani  pretendon se ka gjetur ilaçin për shërim nga koronavirusi, madje mjeku Kadrush Abazi po kërkon vullnetarë për ta provuar ilaçin që ai pretendon se e shëron COVID-19.

Por policia arrestoi mjekun popullor nga Gjilani .

Prokuroria Themelore në Gjilan e ka ndaluar mjekun popullor nën dyshimin për veprën penale ‘Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’.

Përveç arrestimit të tij, policia ka konfiskuar edhe ilaçin dhe do të dërgohet për analizë në Institutin Bujqësor të Kosovës.

Kujtojmë se situata në Kosovë po bëhet më alarmante pasi po kalon në një përballje jo të lehtë kundër koronavirusit, ku deri më tani ka shkuar në 423 numri total i të prekurve dhe 9 persona kanë vdekur.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re