I riu 27-vjeçar i cili preu këmbët me frezë gjatë punës në fusha është nisur me urgjencë drejt Tiranës pasi ndodhet në gjendje të rëndë.

I riu i identifikuar si Alkredo Mukadezi është aksidentuar gjatë punës në fusha në fshatin Porodinë në Korçë.

“Rreth orës 13:30, jemi njoftuar se në fshatin Porodinë-Korçë, shtetasi A. M., 27 vjeç, duke punuar arën me një mjet tip zetor, dyshohet se është plagosur rëndë në këmbë, si pasojë e frezës së mjetit. Aktualisht ky shtetas, ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve”, njoftoi policia.

(R.G/Faxweb.al)

 

 Loading …

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re