Skip to content

Preu me thikë në fytyrë 31-vjeçaren, arrestohet adoleshenti në Lushnje

LUSHNJE – Një 17 vjeçar është arrestuar në qytetin e Lushnjes, pasi plagosi me thikë një femër në fshatin “Fier i Ri”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje,  arrestuan në flagrancë shtetasin: F.Gj, 17 vjeç, banues në fshatin Fier i Ri, Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Fier i Ri, për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasen D.Ç, 31 vjeçe, banuese në fshatin Fier i Ri, Lushnje.

Shtetasja D.Ç ka pësuar dëmtime në fytyrë dhe ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e personelit mjekësor.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale thika që përdori autori.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprat penale “Plagosje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi, mbatja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga Nenet 79/22 dhe 279 të Kodit Penal.

 (e.f/BalkanWeb)