PREZANTIMI I DOKUMENTARIT “KRYET NALT”, KUSHTUAR HAFIZ ALI TARRIT

Shfaqja e dokumentarit “Kryet nalt” i realizuar nga Fondacioni Kujto.al- Arkiva Online e Krimeve dhe Viktimave të Komunizmit në Shqipëri dhe zj. Luljeta Progni, ngjalli emocion dhe krenari.

Historia e rezistencës ndaj fashizmit por edhe komunizmit nga kleriku shkodran Hafiz Ali Kraja, riktheu në vëmendje vuajtjet e papërshkrueshme të hoxhallarëve e priftërinjve gjatë diktaturës.

Një mesazh i fortë për të gjithë ne, sidomos për fëmijët tanë për të mos harruar të kaluarën tonë tragjike në komunizëm, sakrificat e pafund por edhe qëndresën sublime!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re