Në prezantimin e koalicionit “Shqipëria Madhështore”, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u zotua se nëse PD fiton zgjedhjet e 11 majit, në Shqipëri nuk do të ketë rrogë minimale nën 500 euro dhe rrogë minimale nën 1200 euro.
“Ku e nisim ne ndërtimin e Shqipërisë Madhështore. E nisim te dhimbjet e tyre, te vuajtja e tyre që vjen nga mospasja , varfëria ekstreme me zotimin solemn se tre muajt e parë nuk do ketë shqiptarë që nuk do marrë 200 euro minimumi jetik. Dhe se rrogë minimale nuk do ketë nën 500 euro dhe se rrogë mesatare nuk do ketë nën 1200 euro. Nuk ka detyrim më madhor për njeriun që ka shpirt dhe zemër se sa taksat që merr prej qytetarëve t ia u kthej atyre dhe ti çlirojë nga vuajtja e blerjes së ushqimeve dhe ilaçeve dhe jo vetëm”, tha Berisha.
