Qarku i Durrësit rikonfirmoi edhe njëherë se PS është forca e parë. Kështu u shpreh përfaqësuesi i PS në këtë qark, Ardian Çela duke falenderuar të gjithë qytetarët për besimin që i dhanë tre kryetarëve, Emirjana Sakos në Durrës, Elton Arbanës në Shijak dhe Artur Bushit në Krujë.

“PS në qarkun e Durrësit rikonfirmohet jo vetëm të tre bashki por forcë e parë me rezultat shumë bindës ashtu si në zgjedhjet e 2017, 2021 dhe këta të fundit. Ky është një falenderim për të gjithë qytetarët e qarkut për besimin që i dhanë PS dhe të tre kryetarëve për punën e mirë që kanë bërë në këtë mandat ku ndryshe nga të tjerë, janë përballur me një vështirësi të madhe që ka qenë tërmeti. Qytetarët e shpërblyen me një votë, kjo votë është detyrim për të tre kryetarët, për PS dhe qeverinë për të realizuar ato projekte që janë madhore në nivel kombëtar për qytetin e Durrësit, Shijakut dhe Krujës. Për ta kthyer Durrësin në qendrën më të rëndësishme të Ballkanit.”, tha ai.

Kandidati fitues në Shijak, njëkohësisht edhe kryebashkiaku aktual prej tetë vitesh tha:

“Kam dëshirë të bëj një falenderim të vecantë të gjithë komunitetit të bashkisë Krujë. Kemi marrë një rezultat historik falë punës së bërë në tetë vitet e fundit. Kemi kaluar shumë sfida, kemi bërë shumë investime dhe punë të jashtëzakonshme sa i përket rindërtimit. Ne kemi ditur të punojmë në këto vite, kemi projekte pafund tani që flasim dhe kemi besimin e plotë se do t’i japim një tjetër pamje territorit të bashkisë tonë për të përmirësuar infrastrukturën dhe jetën e komunitetit.”

Elton Arbana që mori një tjetër mandat në Shijak theksoi:

“Ku ka më mrië se falenderimi të vijë nga shtëpia më e madhe politike, PS. Është hera e parë që Shijaku ka një rezultat të tillë 70 me 30 %. Shijakasit kanë zgjedhur një vazhdimësi me qeverinë. Ne kemi të gjithë projektet për 4 vjeçarin e ardhshëm. Shijaku ka ditur të ecë përpara dhe besimin do t’jua shpërblej me punë si në mandatin e parë.”

Ndërsa kryebashkiakja e Durrësit shtoi:

“Jam e privilegjuar për besimin e madh që pata nga qytetarët e Durrësit. Për mua është shumë e rëndësishme angazhimi dhe besimi i qytetarëve të Durrësit me projektet madhore që kemi. Kemi hapur sot një kapitull të ri në trasformimin e qytetit tonë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re