Skip to content

Prezantoheshin si agjentë burse, dy persona bënë ‘namin’ duke mashtruar të huajt përmes ‘Call Center” në Tiranë

Dy persona janë proceduar penalisht në Tiranë pasi kanë mashtruar shtetas të huaj përmes një Call Center-it.

Mësohet se ata hiqeshin si agjentë burse dhe merrnin shuma të konsiderueshme parash.

Njoftimi i Policisë:

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit S. D., 40 vjeç, dhe E. M., 34 vjeç.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, nëpërmjet një subjekti call center, u prezantoheshin si agjentë burse, shtetasve të huaj, të cilët i mashtronin që të investonin në platforma online. Nëpërmjet mashtrimit, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në periudha të ndryshme kohore, kanë përvetësuar shuma të konsiderueshme parash.
——.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyakatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb