Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka çuar për gjykim 7 të pandehurit, Gëzim Sylaj, Vasil Karasaliu, Viola Mema, Behare Luzi, Enxhi Çelaj, Gazmend Panxha dhe Sokol Sylaj, të cilët janë arrestuar nëntorin e vitit 2024, pasi akuzohen se përmes një skeme mashtrimi duke u prezantuar si punonjës administrate, u premtonin qyetarërve kundrejt parave dhënien e banesave sociale në Durrës.

NJOFTIM PËR MEDIAT

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale, që i përket procedimit penal nr. 11, të viti 2023, në ngarkim të të pandehurve Gëzim Sylaj, Vasil Karasaliu, Viola Mema, Behare Luzi, Enxhi Çelaj, Gazmend Panxha dhe Sokol Sylaj”.
Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Etleva Deda dhe Erjon Çela, me vendimin Nr. 33, datë 04.2025 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Sylaj, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Vasil Karasaliu, Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj (në episodin e Agjentit në mbulim), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimim e tij me 3 (tre) vite
Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Sylaj, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj (në episodin e Gazmend Panxha dhe Shyqyri Dema), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dënimin e tij me 2 (dy) vite e 9 (nëntë) muaj burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Sylaj, për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në dëm të Sokol Sylaj, të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt i Kodit Penal, dënimin e tij me 2 (dy) vite e 3(tre) muaj burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Sylaj, për veprën penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal, dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve dënimi i të pandehurit Gëzim Sylaj me një masë të vetme prej 3 (tre) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 2 (dy) vite e 4 (katër) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Gëzim Sylaj, të fillojë nga dita e arrestimit të tij, datë 19.11.2024, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Vasil Karasaliu, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Gezim Sylaj, Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj (në episodin e Agjentit në mbulim), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj
Vuajtja e dënimit për të pandehurin Vasil Karasaliu, të fillojë nga dita e arrestimit të tij, datë 19.11.2024, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së
Deklarimin fajtor të të pandehurës Viola Mema, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Gezim Sylaj, Vasil Karasaliu, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj (në episodin e Agjentit në mbulim), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e saj me 2 (dy) vite e 9 (nëntë) muaj burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurës Viola Mema, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Gëzim Sylaj, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj, (në episodin e Gazmend Panxha dhe Shyqyri Dema), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e saj me 2 (dy) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve dënimi i të pandehurës Viola Mema me një masë të vetme prej 3 (tre) vite burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar e pandehura përfundimisht me 2 (dy) vite burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurën Viola Mema, të fillojë nga dita që do ekzekutohet vendimi, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Deklarimin fajtor të të pandehurës Behare Luzi, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Gezim Sylaj, Vasil Karasaliu, Viola Mema dhe Enxhi Çelaj (në episodin e Agjentit në mbulim), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e saj me 2 (dy) vite e 9 (nëntë) muaj burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurës Behare Luzi, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Gezim Sylaj, Viola Mema dhe Enxhi Çelaj, (në episodin e Gazmend Panxha dhe Shyqyri Dema), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e saj me 2 (dy) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, dënimi i të pandehurës Behare Luzi me një masë të vetme prej 3 (tre) vite burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar e pandehura përfundimisht me 2 (dy) vite burgim.
Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të mëtejshëm të vendimit me burgim për të pandehurën Behare Luzi, duke u detyruar që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës Durrës. Vënia në provë e të pandehurës për një periudhë kohe prej 4 (katër) vitesh, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, detyrohet e pandehura që gjatë kohës së provës: a).T’i përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës; b).Të marrë pëlqimin në Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës për ndryshimin e vendbanimit.
Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Arrest në burg” caktuar me vendimin 134 datë 17.11.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të saj nga ambjentet e paraburgimit nëse nuk mbahet për ndonjë masë tjetër sigurimi apo dënim penal.
Deklarimin fajtor të të pandehurës Enxhi Çelaj, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Gezim Sylaj, Vasil Karasaliu, Viola Mema dhe Behare Luzi, (në episodin e Agjentit në mbulim), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e saj me 2 (dy) vite e 7(shtatë) muaj burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurës Enxhi Çelaj, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Gezim Sylaj, Viola Mema dhe Behare Luzi (në episodin e Gazmend Panxha dhe Shyqyri Dema), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e saj me 2 (dy) vite e 4(katër) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, dënimi i të pandehurës Enxhi Çelaj me një masë të vetme prej 2 (dy) vite e 9(nëntë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar e pandehura përfundimisht me 1 (një) vit e 10 (dhjetë) muaj burgim.
Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të mëtejshëm të vendimit me burgim për të pandehurën Enxhi Çelaj, duke u detyruar që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës Durrës. Vënia në provë e të pandehurës për një periudhë kohe prej 3 (tre) vitesh e 8(tetë) muaj, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, detyrohet e pandehura që gjatë kohës së provës: a).T’i përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës; b).Të marrë pëlqimin në Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës për ndryshimin e vendbanimit.
Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Arrest në burg” caktuar me vendimin 134 datë 17.11.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të saj nga ambjentet e paraburgimit nëse nuk mbahet për ndonjë masë tjetër sigurimi apo dënim penal.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Gazmend Panxha, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1(një) vit e 3(tre) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 10(dhjetë) muaj burgim burgim.
Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim për të pandehurin Gazmend Panxha, duke u detyruar që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës Durrës. Vënia në provë e të pandehurit për një periudhë kohe prej 20 (njëzet) muaj, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, detyrohet i pandehuri që gjatë kohës së provës: a).T’i përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës; b).Të marrë pëlqimin në Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës për ndryshimin e vendbanimit.
Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, sipas nenit 234 të K.Pr.Penale, caktuar me vendimin 134, datë 17.11.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Sokol Sylaj, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 8(tetë) muaj burgim
Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim për të pandehurin Sokol Sylaj, duke u detyruar që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës Durrës. Vënia në provë e të pandehurit për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muaj, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, detyrohet i pandehuri që gjatë kohës së provës: a).T’i përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës; b).Të marrë pëlqimin në Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës për ndryshimin e vendbanimit.
Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, sipas nenit 234 të K.Pr.Penale, caktuar me vendimin 134, datë 17.11.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Lidhur me Provat materiale bazuar në nenin 190 të K.Pr.Penale, gjykata disponon ashtu sikurse ka kërkuar Prokurori si më poshtë:

Provat materiale lidhur me të pandehurin Gëzim SYLAJ

Bëhen pjesë e fashikullit të gjykimit, aktet e mëposhtme:

Kontratë shitblerje Nr. **** Rep., dhe Nr. **** Kol., datë **** notere Sh. Gj;

Kontratë shitblerje **** Rep., dhe Nr. **** Kol., datë **** notere R.J;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere L.M;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E. K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë ****notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** noter E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere O.G;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere O.G;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere S.T;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere G.B;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje datë **** e DRSHTRR Durrës.
Kontratë shitblerje datë **** e DRSHTRR Durrës;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.L;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** noter E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere Sh.Gj;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë ****noter E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere A.H;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.F;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** noter E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere G.B;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** noter E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** noter E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol, datë **** noter E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** noter E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere A.H;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere A.H;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** noter F.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** noter E.L;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere G.B;

Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** noter E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** noter E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol, datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** noter E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë ****notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere M.D;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere G.B;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere B.Ç;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere G.B;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere M.D;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** notere E.K;
Prokurë e Posaçme **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** noter E.K;
Prokurë e Posaçme **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere G.B;
Revokim aktesh të tjera Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere K;
Revokim aktesh të tjera Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere K;
Autorizim për përdorim automjeti **** Rep., datë ****, noter Sh.Gj;
Prokurë e Posaçme **** Rep., dhe Nr. **** Kol., datë **** notere N.R;
Prokurë e Posaçme **** Rep., dhe Nr. **** Kol., datë **** notere L.L;
Prokurë e Posaçme **** Rep., dhe Nr. **** Kol., datë **** notere F.Z;
Dokumentet e automjetit **** në emër të shtetasit T.S;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë ****noter E.K;
Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe **** Kol., datë **** noter E.K;
1 (Një) pistoletë sportive në kasën e saj me ngjyrë të zezë Ekol, Voltran me numër serial ****, me 23 (njëzet e tre) fishekë sportivë, lënë në ruajtje në DVPolicisë Tiranë, konfiskohet dhe kalon në favor të shtetit;
Aparat celular i markës Samsung 2-Flip ngjyrë gri, me tre kamera me IMEI: **** dhe IMEI2: **** konfiskohet dhe kalon në favor të shtetit;

Aparat celular i markës Nokia me taste ngjyrë të zezë me Imei 1 **** Imei 2 **** konfiskohet dhe kalon në favor të shtetit;

Aparat celular Nokia me taste të bardha, i krisur në anën e pasme, me Imei 1 **** dhe Imei 2 ****, konfiskohet dhe kalon në favor të shtetit;
(një) Automjet X6 Driver me targë **** me dokumentacionin përkatës, lënë në ruajtje në AAPSK, konfiskohet dhe kalon në favor të shtetit; si sende që kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale;

II.   Sendet materiale lidhur me të pandehurin Vasil KARASALIU

Aparat celular i markës Samsung S24 Ultra, me ngjyrë gri, me hapje pa kod me Nr. Imei **** dhe Nr. Imei 2 **** me kartë Sim **** me kod pin të kartës sim ****, konfiskohet dhe kalon në favor të shtetit;
1 (një) Automjet Volksëagen Passat me targë **** me dokumentacionin përkatës, lënë në ruajtje në AAPSK, konfiskohet dhe kalon në favor të shtetit; si sende që kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale;

III.  Sendet materiale lidhur të pandehurën Behare LUZI;

Aparat celular i markës IPHONE, me IMEI: **** dhe IMEI2: **** me numër Sim **** me kod ****, konfiskohet dhe kalon në favor të shtetit; si send që ka shërbyer për kryerjen e veprës penale;

IV.  Sendet materiale lidhur me të pandehurën Enxhi ÇELAJ

Aparat celular i markës Iphone 8+, ngjyrë të bardhë dhe rozë, me Nr IMEI:

**** me kartë Sim **** me kod hapjeje ****, konfiskohet dhe kalon në favor të shtetit; si send që ka shërbyer për kryerjen e veprës penale;

V.  Sendet materiale lidhur me të pandehurin Gazmend PANXHA;

Aparat celular i markës Iphone, ngjyrë e zezë, me Nr IMEI: **** me kartë Sim **** i kthehet të pandehurit.

VI.  Sendet materiale lidhur me të pandehurin Sokol SYLAJ

Aparat celular i markës Samsung, ngjyrë gri, ku ka në të kartën sim me numër

****, me kod hapje **** me IMEI: ****, i kthehet të pandehurit.

Aparat celular i markës Samsung, ngjyrë blu, pa kartë Sim, pa kod hapjeje, me Nr Imei, i kthehet të pandehurit.

-Prova materiale:

-CD e përgjimeve dhe ato të ardhura nga Kompanitë celulare me shkresat përkatëse, të bëhen pjesë e fashikullit.

Shpenzimet hetimore në masën 666,222 (gjashtëqind e gjashtëdhjetë e dyqind e njëzet e dy) lekë si dhe ato gjyqësore (sipas proçesverbalit bashkëlidhur), ju ngarkohen solidarisht të pandehurve.
Kundër vendimit lejohet ankim nga palët në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të arsyetuar të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 29.04.2025

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko