Imzot Arjan Dodaj emërohet Arqipeshkv i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës.

Nga ambientet e Kishës Katolike, Arjan Dodaj ka dhënë mesazhe shprese për jetën ndërsa i bëri thirrje qytetarëve të tregohen më të kujdesshëm për jetën pasi pandemia nuk ka kaluar.

“Feja dhe besimi janë arsye shprese. Zoti ka një mesazh shprese jete, është mesazhi i Nën Terezës të përcjellim dashuri të madhe për Shqipërinë. Emërimi është një surprizë për mua është një moshë e re por jam i bindur që Kishën e mban feja e popullit, Papa Francesku e mban besimi i popullit, në Kishë nuk jemi vetëm, e ndjejmë forcën e Zotit.

Problemet sociale do të shoqërojnë gjithmonë, Kisha Katolike me shumë misionarë ka dhënë mesazhe sensibilizuese në të gjithë botën. Ne duhet të hapim mendjen tonë për të zbuluar thesaret e pazbuluar në Shqipëri, në vlerën e familjes. Ka thesare që mund të dalin në pah.
Është e rëndësishme që mos humbim vëmendjen që pandemi nuk ka kaluar, secili nga ne duhet të ketë kujdes, jeta është një dhuratë, po nuk e ruajtëm jetën nuk shërbejmë dot as për fenë. Një njeri ka aftësin të nxjerrë energji të reja, mesazhi është mos trokasim tek dera e tjetrit, e mira është të angazhohemi më shumë për njëri-tjetrin. Ka disa ditë që më është emëruar emërimi im, unë preferova që në festën e Shën Andreas të bëj publik këtë vendim. Shqipëria ka qenë gjithmonë një vend ure midis lindjes dhe perëndimit, ne kemi unitetin dhe harmoninë fetare.

Mesazh për politikën – “Politika shqiptare ka nevojë për të zbuluar në vetvete ekzistencën e zotit. Mesazhi është që ta dëgjojnë më shumë ndërgjegjen tonë dhe zërin e Zotit. Feja dhe besimi janë arsye shprese, Jezusi na jep atë shpresë që na mungon”, përfundoi Imzot Arjan Dodaj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re