Banorët e Stambollit së shpejti do të kenë mundësi që të udhëtojnë me automjetin e parë publik me vetëngasje, i prodhuar në këtë vend.

Kompania turke për Tramvaj Elektrik dhe Tunele (IETT), prezentoi automjetin inovativ gjatë kongresit të Qyteteve të Botës që filloi të martën.

Ministri për Shkencë, Industri dhe Teknologji, Faruk OzlU dhe ish kryeministri i Spanjës, Jose Luis Rodriguez Zapatero ishin në mesin e personaliteteve të cilëve iu prezentua automjeti, para se të pushtonte rrugët e Stambollit, raporton aa.

Bashkiaku i Stambollit, Mevlut Uysal, theksoi se inspirimi për prodhimin e këtij automjeti për transport publik, është marrë nga tramvai ikonik i Stambollit.

“Kur flasim për automjete elektrike, njerëzve u shkon mendja tek automjetet private. Megjithatë, edhe transporti publik do të duhet të zë një vend të rëndësishëm në fushën e automjeteve elektrike”, tha Uysal.

Automjeti fillimisht do të qarkullojë në aeroportin e Stambollit, dhe në rrugët që janë të mbyllura për trafik. /KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re