Volkswagen do të prezantojë në Ekspozitën e Gjenevës një makinë-koncept që do të ecë vetë, madje nuk do të ketë as timon.

E quajtur I.D. Vizzion, mjeti do të pasqyrojë idenë e kompanisë për të ardhmen, kur çdo makinë do të jetë plotësisht elektrike dhe autonome.

Mendohet se kjo makinë do të jetë e fuqishme dhe e shpejtë. Bateria e saj do të lejojë një udhëtim deri në 665 km me një karikim. Ka 302 kuaj fuqi dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 180 km/h.

Volkswagen planifikon që të fusë në qarkullim deri në 20 makina elektrike në treg deri në vitin 2025.

Koncepti I.D. Vizzion është i katërt i një makine elektrike. Makina hyn në klasin premium me aftësi të plota vetëdrejtimi.

Në brendësi është një asistent virtual me të cilin udhëtarët komunikojnë me zë ose me gjeste.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re