
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot krijimin e Operatorit të Ujit. Ai ka shpjeguar se ajo që ka ndodhur deri tani nuk lë shpresë për përmirësim të situatës, ndaj një hap i tillë ishte i domosdoshëm.
Borxhet e larta sipas tij, paaftësia në mënaxhim dhe politizimi i burimeve njerëzore në këto ndërmarrje, bashkë me mungesën e ekspertizës, krijojnë nevojën për krjimin e OKU. Rama përmendi se janë bërë investime masive nga qeveria në këtë sektor, ndërsa shtoi se nga 4 zona në 2013 që furnizoheshin me ujë me humbje në rrjet rreth 70 për qind, sot panorama është ndryshe, por jo më e mira që mund të kemi në një kohë ku Shqipëria ka një rritje të lartë të turizmit dhe furnizimi me ujë është i pamjaftueshëm.
Por nuk është mirë në raport me atë që ne duam. Vlora e nisi sezonin turistik në gjendje të papranueshme, ku në disa zona nuk kishte furnizim me ujë. Por kemi punuar dhe situata u përmirësua. Kemi probleme, të cilat presim t’i rregullojmë përmes OKU.
