‘Shqipëria Bëhet’, është kjo lëvizja politike e kryesuar nga Adriatik Lapaj e cila u prezantua me 18 shtator. Me anë të një njoftimi bëhet e ditur se  kjo lëvizje nisi si një nisme qytetare, ndërsa prezantohen edhe pikat e programit të saj.

“Në konsultim me qytetarë dhe ekspertë, rrugëtimi ynë do të shtrihet në Shqipëri dhe Diasporë, duke përfshirë këtu forume në 61 bashkitë  e vendit, advokim legjisltativ dhe debat publik, për t’i dhënë peshë mendimit, fjalës dhe të drejtës së qytetarit”, thuhet ne njoftim.

Pikat kryesore te levizjes

a)-Nevojën urgjente të angazhohemi për hapjen e një debati kombëtar për vendosjen e demokracisë reale, pluralizmit real dhe shtetit të së drejtës.

b) -Inicimin e një bashkimi mbarëkombëtar përtej ndarjeve ideologjike për të imponuar themelet e demokracisë reale.

c)-Nevojën  për një lëvizje intelektuale dhe të unifikuar mbarëkombëtare për të diskutuar dhe konkluduar për imponimin e një reforme totale kombëtare të fokusuar në:

Reformimi i sistemit zgjedhor në Shqipëri duke hapur konkurrencën nëpërmjet hapjes së listave, kufizimit të mandateve qeverisëse dhe përfaqësuese;

Miratimi i ligjit “Për referendumet” në Republikën e Shqipërisë;

Miratimi i votës së emigrantëve duke përcaktuar modalitetet e përfaqësimit të tyre.

Depolitizimi i administratës zgjedhore në të gjitha nivelet duke e hequr atë nga politika dhe duke e kaluar në profesione të lira (avokat, noter, profesionistë të licencuar, si dhe përfaqësues të sistemit të drejtësisë si gjyqtarë dhe prokurorë);

“Në kuadër të pikave të mësipërme, ‘Shqipëria Bëhet’  do të shtrijë takimet e saj me qytetarë dhe ekspertë, në Shqipëri dhe Diasporë, duke e nisur të shtunën se 23 Shtatorit me banorët e Mirditës.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re