Shqipëria turistike do të prezantohet tek të gjithë vizitorët përmes një logoje të re dhe nën sloganin “Albania all senses”.

Logoja, e prezantuar nga ministrja Mirela Kumbaro gjatë panairit të turizmit që po mbahet në Berlin, e paraqet Shqipërinë me të gjitha ngjyrat e natyrës, me qëllimin për të thithur sa më shumë turistë dhe për të thyer rekordin e vitit të shkuar.

Fillimi i vitit ishte i mbarë për përmbushjen e këtij objektivi, ku vetëm në dy muajt e parë Shqipërinë e kanë vizituar rreth 1 milion turistë të huaj.

“Fantastike shifrat e muajit shkurt, me 55% më shumë vizitorë se shkurti i vitit të kaluar, duke bërë që shqipëria të presë rreth 1 milion turistë të huaj vetëm në dy muajt e parë të vitit 2024”, u shpreh ministrja Kumbaro në rrjetet sociale.

/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re