Pas dy viteve kur në Urën Vajgurore nën emrin FK Osumi ishin ngritur skuadrat e moshave sot është bërë prezantimi edhe për skuadrën e parë. Është vet kryebashkiakja Juliana Mema që ka bërë prezantimin e skuadrës në profilin e saj në facebook duke i hapur derën këtij rrugëtimi të ri.

FK Osumi do të nis nga ky sezon të luaj në Kategorinë e Tretë duke u bërë kështu skuadra më e re e futbollit shqiptar dhe tashmë qarku i Beratit do të prezantohet me katër skuadra pas Tomorit, Naftëtarit dhe Skraparit.

Për emërtim është zgjedhur emri i lumit që kalon jo vetëm në Urën Vajgurore por edhe në pjesën më të madhe të këtij qarku. Dashnor Dume dhe Albano Kora janë specialistët që kanë punuar nën menaxhimin e bashkisë së Urës Vajgurore në skuadrat e moshave duke nisur nga U9 dhe pritet të jenë drejtuesit e rinj edhe të ekipit të parë.

Pasi sot u prezantua skuadra dhe fanellat e reja skuadra do të pres edhe kalendarin për të nisur zyrtarisht edhe sezonin e ri me synin ngjitjen në Kategorinë e Dytë duke zgjedhur kështu edhe hartën e futbollit shqiptar./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re