Edhe pse më herët sesa në të kaluarën, OnePlus prezantoi flagshipin e ri Android ditën e Mërkure, OnePlus 6.
Aspekti më kontrovers i dizajnit të ri është i ashtuquajturi “notch” në krye të ekrani 6.3-inç me raport 19:9 OLED.
Jo i pëlqyer në masë, dizajni me “notch” në krye ka rëndësinë e vet sepse ndihmon OnePlus të ndërtojë një ekran thuajse pa skaje.
OnePlus 6 është më i vogël sesa modeli 6-inç Google Pixel 2 XL po ofron hapësirë vertikale më të madhe të ekrani.
Një tjetër ndryshim i madh i OnePlus 6 është pjesa e pasme prej xhamit i cili zëvendëson trupin e aluminit pjesë e të gjitha gjeneratave të kaluara.
Kështu kompania i bashkohet trendit të Apple, Samsung, Sony, Nokia, LG dhe Huawei të cilët kanë implementuar xham për të rritur shpejtësinë LTE dhe integruar teknologjinë e karikimit wireless.
Së fundi softueri i OnePlus është i pastër. OnePlus 6 është ndër të parët telefonë Android me mbështetje për Android P Beta përpara se të prezantohet.
Me një çmim fillestar prej 529 dollarë, OnePlus 6 është më i shtrenjtë se paraardhësi por shumë më i lirë se flagshipët Galaxy S9 apo Huawei P20 Pro.
I reklamuar si “shpejtësia që keni nevojë”, OnePlus vjen me procesor Snapdragon 845, grafika Adreno 630 dhe 8GB RAM.
Memoria e brendshme ndalhet në 256GB. Ekrani i mbrojtur nga një xham Gorilla Glass 5 ka rezolucion 2280×1080 piksel.
Bateria vjen me kapacitet 3,300 mAh ndërsa pjesë e telefonit janë Bluetooth 5, dy nano-Sim, dhe karkim i shpejtë.
Modeli me 6GB RAM/64GB memorie kushton 529 dollarë, 8GB RAM/128GB memorie 579 dollarë dhe 8GB/256GB memorie me 629 dollarë.
Të gjithë variantet dalin në shitje më 22 Maj për dyqanit online të OnePlus. /