Policia ka zbardhur dy raste të vjedhjes në farmaci të kryera gjatë ditëve të fundit në Tiranë. Si pasojë është identifikuar autori i dyshuar dhe është vënë në pranga.
Xh., 34 vjeç, prezantohej si punonjës i depove farmaceutike dhe kryente vjedhje në disa farmaci. Policia ka mundur të mbledhë prova për dy nga këto vjedhje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Tiranës, për veprime të mëtejshme.