Skip to content

Prezantuesja italiane dha një përgjigje kaq dinjitoze ndaj komentueses që i shkroi: ‘Sa shumë je plakur’!

Personazhet publik kudo në botë janë ndër më të atakuarit kur vjen puna tek pamja e jashtme, stili i veshjes, detajet në look-un e tyre, gjithçka tërheq vëmendjen e fansave dhe njerëzve të shumtë që i ndjekin! Shpesh, rrjetet sociale kthehen në një sulm ndaj këtyre protagonistëve, që në raste të caktuara zgjedhin që përgjigjet e tyre t’i bëjnë publike, e jo vetëm! Krahas tyre, ato japin mesazhet e forta në një shoqëri që shpesh bullizmin e ka vlerësimin e parë për çdokënd, qoftë ky individ me status publik apo krejt i panjohur!

Ajo shkruan: “Ti ke të drejtë! Fytyra dhe trupi im kanë ndryshuar shumë që nga periudha e Cicales apo Disco Bambina. Ka ndryshuar shumë sidomos edhe pas shtatzënisë sime të fundit në moshën 50-vjeçare. Sot jam 60 vjeçe dhe bukuria e rinisë sime nuk më takon më. Por, që në fillim unë vendosa që të mos e ndjek me çdo kusht atë lloj bukurie, që të mos përpiqesha që të mashtroja veten edhe kohën duke iu drejtuar operacioneve plastike.

Fytyra e plakjes sime është një veprim i së vërtetës dhe përulësisë në të njëjtën kohë. Thjesht, vetëdija ime se përvoja është ajo që na bën unik, jo organet anonime të bukurisë sterotipike më bëjnë kjo që jam sot. Dhe më beso, nuk do ta ndryshoja kurrë “plakjen” time sot, me “bukurinë” time dje! Sepse sot kam shumë më tepër për të treguar dhe kam një qetësi që nuk e kam pasur kurrë”!Class

/faxweb