Skip to content

“Prezencë masive në Parlament më 10, 17 dhe 24 shtator”/ Mesazhet pikante nëpërmjet pankartave në protestën e 85 kundër Ramës: Shqipëria kërkon ndryshim (FOTO)

pagat 1

Në protestën e 85-të, qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre edhe përmes pankartave.

“Koha jote mbaroi”, shkruhej në një prej pankartave, në një mesazh drejtuar kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit kanë bërë gjithashtu thirrje për rikthimin e protestave para Parlamentit në shtator, kur deputetët pritet të rinisin seancat plenare.

“Prezencë masive. Paradite, ora 09:00 në Parlament. 10, 17 dhe 24 shtator”, thuhet në një tjetër pankartë.

Në një tjetër pankartë, qytetarët shprehen se ndërsa çmimet e produkteve ushqimore kanë shkuar në stratosferë, pagat mbeten shumë të ulëta.

“Çmimet në qiell, pagat në tokë. Ku po na çoni more shokë?”