Pas ekzekutimit të Arjan Gosës, dy ditë më parë në Kavajë, në sy të të atit, ky i fundit ka dhënë deklaratën në prokurori. 80-vjeçari, Osman Gosa, rrëfeu për organin e akuzës se të birin ia vranë befasisht, duke ndjekur një ndeshje futbolli.

 

OSMAN GOSA, BABAI I VIKTIMËS

 

Të dy bashkë dolëm që të pinim kafe dhe të ndiqnim ndeshjen Napoli-Inter. Ishim ulur të ajo tavolina aty, pasi konsumonim cigare dhe ishim kthyer me shpinë nga rruga dhe po shikonim ndeshjen. Nuk e pamë fare që autori erdhi. Vetëm kur plasi arma. Ktheva kokën dhe pashë që Arjani u këput, ndërsa pas meje një person iku me vrap. U shokova kur pashë tim bir të goditur në kokë. S’kishte asnjë shpresë, humbi jetën menjeherë. Unë nuk di çfarë të them më shumë.

 

Babai i 48-vjeçarit është shprehur se nuk e kishte menduar që hakmarrja do të vazhdonte.

 

OSMAN GOSA, BABAI I VIKTIMËS

Ne nuk mendonim se ngjarja e marsit do të vazhdonte. Në ngjarjen e parë, vdiqën të dy. Nuk kishte pse të vazhdonte më kjo histori. Ne nuk ruheshim, pasi nuk na shkonte në mendje që familja Rexha do të vazhdonte hakmarrjen. Djali im Arjani kishte ardhur vetëm pak ditë më parë nga Italia, sepse jetonte atje.

 

Arjan Gosa u vra me një plumb të vetëm në kokë, nga 31-vjeçari nga Kukësi, Habib Rexha, i rikthyer në Shqipëri pas vrasjes së të vëllait të tij, Altin Rexha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re