Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price deklaroi se Turqia dhe Katari po bëjnë përpjekje që krahas fluturime çarter të fillojnë edhe fluturimet e rregullta nga aeroporti i Kabulit në Afganistan.
Ai bëri vlerësime mbi situatën e fundit në Afganistan në konferencën e tij të përditshme për shtyp.
Duke vënë në dukje se fluturimet charter po fillojnë të bëhen dalëngadalë nga Aeroporti Ndërkombëtar “Hamid Karzai” në Kabul, Price tha se fluturimet e rregullta nga aeroporti janë të rëndësishme si për popullin afgan, bashkësinë ndërkombëtare ashtu edhe për talibanët.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit vuri në dukje se ata po ndjekin nga afër çështjen e mosfillimit të fluturimeve të prituara nga Mazar-i Sharif dhe tha se fluturimet nga ky qytet duhet të fillojnë dhe ata po punojnë për këtë çështje.
Nga ana tjetër, zëdhënësi amerikan tha se që nga 31 gushti deri më sot, 36 qytetarë amerikanë dhe 24 persona me leje qëndrimi në Shtetet e Bashkuaratë Amerikës janë evakuuar nga Afganistani.
