Një prift grek ka shkaktuar reaksion të fortë në shoqërinë përkatëse, atë greke, pasi ka refuzuar t’i japë ushqiem nga kisha një transgjinoreje.

“Ju kam sjellë të gjitha letrat, i plotësoj të gjitha kushtet. Pse refuzon të më japësh ushqim?”, dëgjohet t’i thotë transgjinorja njeriut nën raso. “Ti je një burrë me gjinj, ti je burrë i bërë grua”, ia kthen prifti me përçmim.

Gruaja, siç ka sqaruar avokatja e saj Aggeliki Sougle, është e papunë, ndërsa ka nisur të shkojë çdo ditë në kishën e saj për të marrë ushqim, për shkak të vështirësive financiare. Madje, ajo vetë i plotësonte të gjitha dokumentet mbështetëse që tregonin se i plotësonte të gjitha kushtet.

“Unë shkova si zakonisht për të marrë vaktin tim çdo ditë për 15 ditë pa problem. Por atë ditë më thanë se prifti donte të më shihte”, tha ajo.

“Më pyeti nëse i kisha dorëzuar letrat dhe më pas  më shtoi: ‘burrë je apo grua?’.  “Nëse heq gjinjtë dhe bëhesh burrë mund të vish të marrësh ushqimin. Ti nuk je njeri, je krijesë e djallit’”.

I thashë: ‘E çfarë të bëj, jam i(e) papunë’.

‘Nëse je i papunë dhe dëshiron të rrisësh të ardhurat, shko dhe bëhu prostitutë”, citon t’i ketë thënë prifti. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re