Paçka fjalëve të zgjedhura për Greqinë, të kaluarën e saj të ndritur antike, fetarisht, vizita e Papa Franceskut në vendin ortodoks nuk ka shkuar krejt në paqe.

Një prift i vjetër ortodoks ka nisur ta quajë kryekatolikun botëror “heretik”, ndërsa ai ishte duke hyrë në Kishën Ortodokse në Athinë.

Menjëherë, ndërhynë forcat e sigurisë të cilat bënë të mund largimin e klerikut ortodoks.

Papa Françesku mbërriti në Greqi të shtunën për një vizitë tre-ditore që katolikët grekë e shihnin si mundësi për afrimin e Kishave lindore dhe atyre Perëndimore.

Krishterimi u nda në Kishat Katolike Romake dhe Ortodokse Lindore në vitin 1054 dhe për shekuj marrëdhëniet kanë qenë të vështira.

Në fjalimin e tij drejtuar kryepeshkopit Jeronimos II, Françesku kërkoi falje në emër të Kishës Katolike Romake për pjesën e saj në gabimet historike që çuan në përçarje.

Papa Gjon Pali II kërkoi për herë të parë falje për rolin katolik në ndarje kur ai vizitoi Greqinë në 2001.

Katolikët dhe ortodoksët kanë qenë të përfshirë në dialog që synon ribashkimin eventual për dekada dhe bashkëpunojnë në shumë nisma sociale, por të dyja palët janë ende shumë larg në pikëpamje  teologjike.

Raportet e tyre kanë ende mprehtësinë e shekujve, sidomos në nivele të larta teologjike, dhe kjo u vu re së fundi në Greqi me priftin ortodoks që “çoi në zjarr” kreun e botës katolike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re