Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, shfrytëzoi përvjetorin e vrasjes së një prifti nga mafia siçiliane, për të thënë se nuk bashkohen kurrë besimi në Zot me të qënit mafioz.

“Ju nuk mund të besoni në Zot dhe të jeni një mafioz. Ata që janë mafiozë nuk jetojnë si të krishterë”, tha Papa në një aktivitet të hapur në Palermo, kushtuar priftit të të varfërve, të ndjerit  Giuseppe Pulizia, vrarë me një plumb në kokë në vitin ’93, me gjasë nga një dorë mafioze.

Kjo pasi Pulizio inkurajonte të rinjtë, veçanërisht ata që nuk kishin punë, që t’ja kthenin shpinën krimit.  Papa tha se prifti e dinte se çfarë po rrezikonte duke folur për drogën dhe mafien.

Giuseppe Pulizia u vra me një plumb në kokë më 15 shtator 1993, në moshën 56 vjeç.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re