Media britanike, Daily Mail, raporton se Kryepeshkopata e Nju Orlinsit vendosi të djegë një altar mbi të cilin raportohet se u kap një prift duke performuar akte sek*uale me dy aktorepornografie.

Prifti 37-vjeçar, Clark, u arrestua ndërsa kryente marrëdhënie sek*uale me dy aktore të filmavepornografik në kishën katolike “Saints Peter and Paul Roman” më 30 shtator, akt të cilin, gjithashtu, po e filmonte.

Për këtë incident të rëndë, për kishën, reagoi dhe kryepeshkopi Gregory Aymond, i cili dënoi ashpër aktin e kryer nga prifti Travis Clark.

“Shumë njerëz ndjehen të zhgënjyer dhe të tradhtuar nga kjo ngjarje dhe unë ndjej të njëjtën gjë si vëllezërit e tjerë priftërinj”, tha arqipeshkvi.

Ngjarja u zbulua, rastësisht, nga një kalimtar i cili u afrua në dritaren e kishës pasi pa dritat ndezur. Dëshmitari pa prej dritares skenën ku shfaqeshin dy femrat me korse dhe priftin, pjesërisht, tëzhveshur mbi altar. Menjëherë, u lajmëruan autoritetet dhe prifti, së bashku, me dy vajza u vunë në pranga për aktetëturpshme në ambiente publike./ CNN

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re