Prifti Daniel Besenbacher në kishën protestante të Saint Guillaume në Strasburg ka kërkuar ndihmën e autoriteteve francize, pasi ditët e fundit ka marrë kërcënime për jetën.

Prifti 54-vjeçar ka marrë ndër të tjera dy letra anonime pas një ngjarjeje me shtizë “seksi” ku është kërcyer brenda kishës ku shërben.

“Nuk ka asnjë dyshim, ka të bëjë me shfaqjen që përfshin një himn të krishterë të shekullit të 13-të për Virgjëreshën Mari – ‘Stabat Mater’ dhe kërcimin me shtizë”, pohon ai në deklaratat e tij për AFP.

Siç raporton gazeta britanike Guardian, klubi i muzikës barok dhe i arteve interpretuese “Passions Croisées” (Pasionet e ndërthurura), javën e kaluar mori me qira kishën e Saint Guillaume për dy shfaqje, të cilat i kombinuan me numra kërcimi.

Gjimnasti dhe ish-kampioni francez në pole dancing, Vincent Grobelny dha performancën e tij në këtë event. 1000 biletat e disponueshme u shitën në kohë rekord.

Për priftin francez, emisioni ishte “i butë”, por ai pranoi se “disave nuk u pëlqente sepse mendonin se ishte seksi”.

“Famulliarëve duhet t’u pritet koka”

Në një nga letrat anonime të mbërritura nga prifti francez thuhej se “famullitarëve duhet t’u pritet koka” por edhe se “kjo nuk është kishë, por kabare”.

Në tjetrën, dërguesi kërcënoi se priftit “duhet t’i pritet koka sepse ai i dha çelësin e kishës sonë të shenjtë një gjarpri që kërcente”.

Prifti pohoi gjithashtu se janë gjetur kopje të programit të mbrëmjes me komente si “do të vdesësh” apo “do të shkosh në ferr”, të cilat disa i kishin hedhur poshtë derës së kishës.

“Jemi mësuar të marrim reagime, por jo të marrim kërcënime me vdekje”, theksoi prifti 54-vjeçar, duke theksuar se “nuk e dekurajojnë aspak”.Unë mendoj se kisha duhet të hapet për botën,” shtoi ai.

Siç raporton Guardian, në kishën Saint Guillaume janë planifikuar edhe dy shfaqje të tjera që ndërthurin operën dhe kërcimin, më 31 maj dhe 1 qershor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re