Në peshkop serb, i ngarkuar i Kishës Ortodokse Serbe për çështje luftrash në ish-Jugosllavi, ku mbulon sektorin që i mëshon fort viktimave të pretenduara serbe, deri në holokaust ndaj tyre, peshkopi Jovan Ćulibrk, tha se rritja e numrit të viktimave serbe është një projekt shtetëror.

Këtë deklaratë ai e bëri në forumin e shoqatës së biznesit serb “Privrednik” në Zagreb, i cili u mbajt më 21 qershor të këtij viti.

“Tani kemi një rast të revizionizmit në Serbi dhe Republika Srpska. Kjo është në mbështetje të historisë së rreme me profesor Gideon Greif që u shfaq në Serbi. Të gjithë e njohin historianin se kush është, e dinë se ai bën cirk, sepse Greif flet për një milion e 400 mijë viktima të Jasenovacit”, thekson kleriku.

Kështu, politika shtetërore serbe investohet prej vitesh në propogandën e vetëpersekucionit, duke iu servirus botës si viktimë në rajon e si jo asgresor. Kështu vepron Vuçiç me Kosovën, duke pretenduar se serbët e veriut po persekutohen nga qeverisja e Prishtinës.   

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re