Themeluesi rus i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, pas një sërë përplasjesh me udhëheqjen ushtarake ruse ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se forcat pro-ruse po përpiqen të hedhin në erë njerëzit e tij.

 

Në postimin e tij në Telegram, Prigozhin pretendon se njerëzit e tij zbuluan dymbëdhjetë pika në pjesën e pasme ku zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes kishin vendosur pajisje të ndryshme shpërthyese, duke përfshirë qindra mina antitank. Kur u pyetën pse, ata i thanë se ky ishte urdhëri që kishin marrë nga eprorët e tyre.

 

“Nuk ishte e nevojshme që ata të vendosnin këto eksplozivë për të penguar armikun pasi kjo zonë ishte në pjesën e pasme. Prandaj, mund të supozojmë se këto eksplozivë ishin të destinuara për njësitë e përparme të Wagner”, tha ai. 

Anëtarët e Wagner pothuajse janë tërhequr nga qyteti lindor i Ukrainës, Bakhmut, pasi pushtuan pjesën më të madhe të tij muajin e kaluar, duke pësuar viktima të rënda. Ata ia dorëzuan pozicionet e tyre njësive të ushtrisë së rregullt ruse, ndërsa akuzuan se nuk u përkrahën gjatë luftës së tyre siç iu ishte premtuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re