Prijësit fisnorë libianë kanë arritur marrëveshje për ndërprerje të luftimeve, e cila duhet t’i japë fund përleshjeve katërditore në Tripoli në të cilat u vranë së paku 15 persona.
Përleshjet në Tripoli zhvillohen mes Brigadës së Shtatë Këmbësorike nga Tarhuni, e cila është besnike ndaj autoriteteve lokale në Tripoli, dhe Forcave të Mbrojtjes së Tripolit që veprojnë në kuadër të Qeverisë së Unitetit Nacional të cilën e mbështesin Kombet e Bashkuara.
Mbrëmë vonë, prijësit fisnorë në Tripoli njoftuan se kanë arritur marrëveshje për armëpushim, por nuk zbuluan datën e hyrjes në fuqi.
Marrëveshja parasheh që forcat ndërluftuese të tërhiqen nga 15 kilometra nga vija aktuale e kufizimit. Në kuadër të saj, shkruan AA, parashihet edhe shkëmbim të të burgosurve dhe kufomave të të pësuarve.



