Blendi Himçi dhe Aurel Bylykbashi besohet se do të jenë dy kandidatët e PD që do te futen në garë për Primaret, qe me pas do percaktojne kandidatin per kryetar bashkie te opozites ne Elbasan.

 

Ndonese emrat nuk jane zyrtarizuar ende, Vizion Plus meson se keto jane dy emrat me te lakuar në forumet e PD ne kete bashki.

 

Blendi Himçi mban aktualisht postin e Kryetarit të PD të degës ndërsa Aurel Bylykbashi gjithashtu ka qenë kryetar i degës së PD dhe deputet.

 

Bylykbashi dhe Himci jane emra te njohur per bazen e PD ne Elbasan, mirepo shqetesim tek selia blu mbetet bashkimi i dy ndarjeve në PD, ne menyre qe kandidatura qe do dale nga Primaret, te thithe maksimumin e votave ne zgjedhjet lokale te 14 majit 2023.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re