Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vendin tonë dhe atë se çfarë po ndodhe në kampin blu.

 

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në Vizion Plus, Patozi u shpreh se primaret janë gjëja e duhur, por sipas tij ato ishin në vendin dhe kohën e gabuar.

 

Për Patozin, do të jenë zgjedhjet e ardhshme vendore, ato që do të përligjin ose jo këtë proces.

 

Ai thotë se nëse grupimi i Berishës merr më shumë vota në zgjedhje, atëherë skeptikët nuk duhet t’i shajnë më.

 

“Primaret janë gjëja e duhur, në kohën dhe vendin e gabuar. Është një gjë e domosdoshme ccështja e votës në Shqipëri, por janë në vendin e gabuar, për shkak se në PD e Berishës kërcet ccështja e votës së lirë dhe aty nuk mund të flasin njerëz që kanë vjedhur vota për Lulzim Bashën përpara 2 vitesh.

 

Me gjithë dobësitë e veta, primaret po i konsiderojmë si një process normal. Problemi është që kandidatët e primareve nuk duhet të humbin kohë tu mbushin mendjen skeptikëve të tyre, por produkti që sollën primaret ta ccojnë në fushatë elektorale dhe përligjin procesin.

 

Ka shumë njerëz dhe demokratë që nuk besojnë në primare. Unë them që e vetmja provë që primaret ishin të duhura, janë zgjedhjet. Nëse në zgjedhje këta kandidatë rezultojnë të suksesshme, skeptikët duhet të mbyllin gojën dhe të pranojnë rezultatin”, tha Patozi.

 

Koordinatori i Bindjes, foli edhe për incidentin e Sali Berishës në 6 dhjetor.

 

Sipas tij, ajo ngjarje nuk ka asnjë fitues, ndërsa shton se është një grupim që do të radikalizojë politikën.

 

“Ajo ishte një gjë e shëmtuar dhe nuk ka pasur asnjë fitues. Ka pasur vetëm të humbur. Është një pjesë që do të përfitojë prej saj. Është një pjesë që do të radikalizojë politikën, po i fryn zjarrit të konfliktit politik. Edhe ata që pretendojë që janë viktimë e atij sulmi të dhunshëm, duhet të shkojnë përpara që të kenë sukses në të ardhmen.

 

Ajo nuk mund të shërbejë si një fitil dinamiti për të ndezur zjarrin për një gjë që nuk ekziston”, tha Patozi.

 

Ndërsa për vendimin e grupimeve të PD për të hyrë të ndarë në zgjedhjet vendore, Patozi tha:

 

“E vetja gjë që ka rëndësi në të ardhmen e PD, është rezultati në zgjedhje lokale. Balanca mes dy grupeve përcaktohet nga rezultatet e zgjedhjeve të 14 majit. Dëshmia më e qartë është rezultati i zgjedhjeve të marsit. Ndonëse parlamentarët e Bashës ishin më të shumtë në numër, Berisha arriti të merrte më shumë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re