Kandidati i primareve për Tiranën, Belind Këlliçi, votoi sot në selinë e PD.

 

Pas votimit, Këlliçi ka përcjellë edhe mesazhin për të gjithë qytetarët duke thënë se sot është dita kur ata duhet të votojnë kundër regjimit.

 

Gjithashtu u shpreh se beteja e përbashkët e demokratëve është 14 maji, dita e zgjedhjeve vendore.

 

Sot sipas Këlliçit është festë e demokracisë.

 

“Është një ditë e mirë për të gjithë shqiptarët sot.Procesi i primarëve është një risi jo vetëm për PD-në, por për politikën shqiptare.

 

Sot demokratët, anëtarët dhe simpatizantët kanë marrë fuqi më shumë se kurrë për të vendosur kandidatët që duan t’i përfaqësojnë në zgjedhjet lokale.Sot është festë e demokracisë. Ky është një proces që forcon PD-në.Unë u uroj të gjithë kandidatëve sukses.

 

Beteja jonë e përbashkët e të gjithë demokratëve është 14 maji, datë në të cilën çdo qytetar shqiptar duhet të votojë kundër një regjimi.

 

Këto katër vitet e fundit kemi humbur çdo kontakt me qytetin në pushtetin lokal. Ka ardhur koha që vëmendja të kthehet te qytetarët”, tha Këlliçi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re