Skip to content

Primaret në PD/ Dy bashki shkojnë në balotazh

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për primaret e Partisë Demokratike edhe në Mirditë, ku kanë votuar 817 persona.

 

Mësohet se kanë shkuar në balotazh kandidatët Albert Mlyshi dhe Aleksandër Lalaj.

 

Në primaret e Mirditës kandidonin Aleksandër Lalaj, Albert Mlyshi, Artur Lazri, Gjon Ndoj, Martin Biba, Saimir Kola.

 

Ndërkohë që 680 anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike votuan në bashkinë e Matit për kandidatin e primareve.

 

Pas numërimit të votave ka rezultuar se do të shkojnë në balotazh 2 kandidatët Skënder Gjuci dhe Bukurosh Ballabani.

 

Në garë ishin Skënder Gjuci me 319 vota, Bukurosh Ballabani me 145 vota, Lindita Doda me 130 vota dhe Ymer Barçi me 78 vota.