Është mbyllur procesi i votimit për primaret e PD në qarkun e Fierit.

 

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se në total kanë votuar 870 anëtarë për 5 kandidatët që ishin në garë.

 

Lista totale ka pasur në renditjen e saj 4000 anëtarë me të drejtë vote.

 

Procesi i votimit është mbyllur qetësisht edhe në Patos, Roskovec dhe Mallakastër.

 

Qendrat e votimit janë mbyllur në orarin zyrtar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re