Primaret e Tiranës mes 7 kandidatëve potencialë për të garuar përballë VEliajt për Bashkinë e Tiranës, përfunduan në balotazh mes deputetit Belind Këlliçi dhe mjekut të njohur Ilir Alimehmeti.

 

 

Ky i fundit ka njoftuar mbrëmjen e sotme tërheqjen nga balotazhi duke çuar Belind Këlliçin përball Erion Veliajt në zgjedhjet e 14 majit.

 

 

Lajmin e bëri të ditur vetë mjeku në një deklaratë për shtyp, nga selia e PD.

 

 

“Anëtarësia foli pro Belind Këlliçit”- tha Alimehmeti.

 

 

“Jemi këtu më pak se 24 orë nga Primaret ku anëtarësia shprehu vullnetin me votë për herë të parë.

Respekt votës së anëtarësisë, falënderoj çdo votues e numërues për një proces që shkoi nga fillimi në fund me transparencë brenda një kohe të shkurtër. Nga fillimi i këtij procesi isha i bindur se anëtarësia duhet të shprehej.

Kam qenë i bindur se ishte anëtarësia që duhet ë kishte rol kryesor. Anëtarësia fli në favor të kandidatit pranë meje, Belind Këlliçit, djalë i shkëlqyer, nga ana politike e njihni mjaft mirë. Sido të shkonte do isha në krah të kandidatit apo kandidates, në këtë rast kandidatit që do gëzonte votën e anëtarësisë. Duhet njohur vota dhe duhet kuptuar siç duhet.”- u shpreh ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re