Aludimet për një ndarje të mundshme mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë, kanë bërë bujë në mediat sociale dhe jo vetëm.

I ftuar në Panorama Tv , sociologu Gëzim Tushi, shprehet se në fakt, familja mbretërore në Shqipëria nu k ka një ndikim të madh në modelin social.

Duke u shprehur i bindur se arsyet do të dalin në të vërtetë, Tushi theksoi se nuk pretendon të merret me thashethemet që qarkullojnë për arsyet e mundshme të ndarjes mes çiftit.

Divorci në Shqipëri, sipas sociologut, me emancipimin e gruas ka marrë tiparet dhe karakteristikat perëndimore, ndërsa shtoi se një nga arsyet më të rëndomta të divorceve është se të rinjtë sot kanë një koncept të gabuar për parajsën e seksualitetit.

Sociologu Gëzim Tushi: Pavarësisht nga kostot, divorci është divorc. Në fund të fundit edhe të pasurit edhe të varfrit kur martohen bëjnë martesë. Jam i bindur që arsyet do të dalin. Nuk dua të merrem me thashethemet e rrjeteve sociale. Ne nuk jemi ndonjë shtet monarkik dhe familja mbretërore ka ndonjë ndikim të madh qoftë në ndikim social të modeleve. Familja mbretërore është periferike, dhe modelet monarkike nuk janë kaq shumë të tundueshme. Në shoqërinë tonë divorci është i modelit evropian dhe amerikan. Divorci në familjet shqiptare është një formë alter egoje që ndodhin në qytetërimin perëndimor. Kalimi në shoqërinë e re, nga familja tradicionale me shumë pak divorc dhe me një femër të izoluar, emancipimi i femrës, ka krijuar një valë problemesh.

Në kohën e sotshme raportet gjinore kanë ndryshuar shumë. Jemi para disa revolucione shumë të mëdha që kanë vënë në krizë dhe martesën tradicionale.

Një nga gjërat pse prishen martesat e sotme, janë sepse të rinjtë kanë konceptin e gabuar të parajsës së seksualitetit. Sepse nuk është martesa ajo që e plotëson atë.

Seksualiteti është një komponent i rëndësishëm i martesës dhe ne kemi ardhur nga komunizmi e tani kemi filluar të vlerësojmë shumë. Monotonia seksuale është një nga faktorët që ndikon.

Unë mendoj që nëse një familje nuk funksionon, është e ndryshkur, mendoj që atëherë divorci është shpëtim.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re