Në konferencën e sotme me gazetarët Sali Berisha nxorri një dokument që ishte procesverbali i rezultatit të votave në qendrën e votimit në burgun e Elbasanit.
Nga 102 vota të vlefshme, 92 aty i mori Sara Mila e PS-së. Berisha e ironizoi se është princesha e burgut dhe e adhuruar aty
Berisha: E patë besoj. Ja. Një bandit që futet. Me gisht revolje. Është qv e burgut të Elbasanit. Në të cilën Sara Mila famozja Sara Mila është njeriu më i adhuruar në burgun e Elbasanit. A mund të imagjinoni ju? Nga 102 vota të vlefshme, e adhuruara pafundësisht Sara Mila merr 92 vota.
Sepse burgun e kontrollon totalisht ata që kontrollojnë Uluzin dhe Uluziun e kontrollojnë vetëm bandat. Princesha e burgut Sara Mila. Ske ç’ti thuash. Kurse Shullazi, Uluziu i ngarkoi 313, dhe Shullazi nën terror ka detyruar Emili i partisë të burgosurit të votojnë për kandidatin e partisë. Ja pra këto ishin zgjedhjet. Farsa. Urdhëroni. Princesha e burgut.