Nga Adnan Yildizoglu

Duke marr shkas nga lajmi i pa vertete dhe aspak i hijshem qe po lexoj, ndiej si detyrim moral te kunderpergjigjem dhe te sqaroj publikun e gjere se hapja e kopeshtit nr.33 qe mban emrin “Princeshe Huriye” nuk ka te beje aspak me z.Erion Veliaj dhe as me sulltaneshat e Shqiperise apo te Turqise.

Kjo eshte nje sipermarrje private dhe nje investim qe eshte bere per t’i dhuruar femijeve nje ambient me teper, e mbi te gjitha ne nder te nenes time te ndjere dhe te vazjes time, te cilat mbajne te dyja emrin “Huriye”.

Ju lutem te merrni informacionin e sakte para se te shkruani dhe te nxirni vrerin tuaj,sepse para se te jete nje investim financiar, per mua eshte pike se pari nje investim shpirteror.
Nuk e di sa informacion mund te keni ju, por une kam qene gjithmone nga ata investitore qe I kam sherbyer mjekesise, arsimit, kultures dhe artit shqiptar. Se fundmi, kam investuar ne hapjen e Teatrit te Komedise “Roland Trebicka” ne Qendren Kristal, i cili eshte nje vlere e shtuar e artit dhe e kultures shqiptare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re