Princi i Kurorës Arabe Mohammed bin Selman dha një përgjigje nga deklarata e presidentit amerikan Donald Trump, se ai kishte paralajmëruar mbretin e Arabisë Saudite, se po të mos ishte ushtria amerikane ai nuk mund të qëndronte në pushtet as për 2 javë, përcjell KosovaPost.

Princi i Kurorës Saudite tha se; “Arabia Saudite ka ekzistuar që nga viti 1744 në histori. Shtetet e Bashkuara duhet ta dijnë se Arabia Saudite është hiq ma pak se 30 vite më e vjetër se ShBA-të”, tha ai.

Princi i Kurorës Arabe Mohammed bin Selman tha se, “Arabia Saudite nuk do të paguajë asnjë çmim për sigurinë e saj, ne kemi paguar për të gjitha armët që kemi marrë nga Shtetet e Bashkuara, këto nuk janë armë që i kemi marr falas”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re