Para disa muajsh Egla Harxhi konfirmoi publikisht ndarjen nga partneri i saj Alexandre de Basseville.

Ky i fundit e ka shpallur veten dhe për këtë arsye njihet ndryshe edhe si “Princi i Libofshës”.

Ish-Missi tani i është përkushtuar 100% djalit të saj dhe studios arkitekturore që ka në Tiranë.

Pas lindjes së djalit, Egla Harxhi konfirmon ndarjen nga Alexandre de Basseville

Ndonëse pak ditë më parë, e ftuar tek “Rudina”, Harxhi tha se nga lidhja me babain e djalit ka mbetur vetëm respekt reciprok, ky i fundit thotë të kundërtën.

Gjatë një interviste për Panorama Plus, Alexandre de Basseville foli për projektet e tij dhe planet në lidhje me “principatën e Libofshës”, ku ai pretendon se është “Princi” i kësaj krahine.

Ai akuzoi publikisht ish-partneren, duke thënë se “i ka rrëmbyer djalin”.

“Dua të theksoj se unë s’kam më punë me të dhe i kam ndërprerë marrëdhëniet pas shantazheve që ajo më bënte. Ajo ka rëmbyer djalin tonë dhe nuk më lë ta takoj”, tha Alexandre de Basseville.

– “Dua të theksoj që ajo po përdor fëmijën pa asnjë autorizim, për t’u bërë e famshme. Si njerëzit mund ta besojnë këtë familje, të cilët janë nën investigim për falsifikim dokumentesh në Bashkinë e Tiranës?”- u shpreh ai, teksa e quan Eglën një “vajzë të painformuar”.

Mllefi në deklaratat e tij kundrejt ish-partneres dukej hapur dhe ndryshe nga çfarë shprehu Harxhi, marrëdhënia e tyre nuk ka mbetur aspak miqësore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re