Pas lajmit se dhe Princi i Monakos, Alberti II ishte prekur nga koronavirusi, vjen një reagim nga presidenti Ilir Meta.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta i ka uruar shërbim të shpejtë princit.

MESAZHI I METËS

Me shqetësim mora lajmin e prekjes nga pandemia globale COVID 19, të Princit të Monakos, Lartësisë së Tij të Përndritur, Alberti II, mik i shkëlqyer i Shqipërisë.

Duke i uruar shërim të shpejtë dhe të plotë, i shpreh Lartësisë së Tij, familjes dhe të gjithë popullit të Principatës së Monakos, solidaritetin dhe mbështetjen time e të popullit shqiptar!

Kontributi i Tij i vlefshëm për të ardhmen e Principatës së Monakos është i pazëvendësueshëm, sidomos në këto kohë sfidash të mëdha që të gjithë kombet kanë përpara!

Shpresoj që Lartësia e Tij e Përndritur, Alberti II të kthehet së shpejti në krye të punëve të Tij tepër të rëndësishme!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re