Skip to content

Princi Muhammed ibn Selman: mblodhëm rreth 35 miliardë dollarë nga biznesmenët e arrestuar

Princit i Kurorës saudite, Muhammed ibn Salman, tha se nga arrestimet e biznesmëneve afro një vit më parë, u mblodhën 35 miliard dollarë.

Duke folur për agjencinë e lajmeve Bloomberg  News, ai iu pëërgjigj kritikave duke thënë se shumica e arrestimeve në vendin e tij nuk kishin të bënin me lirinë e fjalës. Ai shtoi se shumica e të arrestuarve janë liruar dhe janë kthyer në shtëpitë e tyre, ndërsa po mbahen ata që që dyshohen për spiunazh, terrorizëm dhe ekstremizëm.

Ndër të tjera, princi tha se i pëlqen të punojë me Trump, se në 99% të çështjes janë dakord, dhe se kanë arritur sukses të madh në Lindjen e Mesme, veçanërisht në luftën kundër ekstremizmit.