Princi i kurorës i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman mbërriti në Doha sot për vizitën e tij të parë në Katar që kur të dy vendet tejkaluan mosmarrëveshjet e tyre në fillim të këtij viti.

Ai u mirëprit nga Emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani pas mbërritjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Dohas, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve e Katarit, QNA.

Vizita është e para e princit saudit të kurorës në Doha që kur të dy vendet nënshkruan një marrëveshje pajtimi që i dha fund përçarjes politike më shumë se trevjeçare midis dy fqinjëve të Gjirit.

Vizita e Mohammed bin Salmanit në Katar është pjesë e një turneu në rajonin e Gjirit në të cilin ai tashmë i ka vizituar Omanin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për t’u përgatitur për samitin e ardhshëm të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) më 14 dhjetor. Ai gjithashtu pritet të vizitojë Bahreinin dhe Kuvajtin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re