Princi William ka falenderuar njerëzit për mesazhet e mbështetjes për Mbretin Charles i cili njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer.

Duke mbërritur në një gala për Shërbimin e Ambulancës Ajrore të Londrës në Londër, Princi i Uellsit Princi shpehu mirënjohjen e tij për mesazhet.

“Ne i vlerësojmë vërtet mesazhet dashamirëse të të gjithëve. Faleminderit”, tha ai.

Prince William arriving at tonight’s London Air Ambulance gala said “We really appreciate everyone’s kindness” pic.twitter.com/qu5iQreGxI

— Matt Wilkinson (@MattSunRoyal) February 7, 2024

Të mërkurën, William mori pjesë në ngjarjet për zëvendësimin e babait të tij, i cili, me urdhër të mjekëve, është tërhequr nga daljet publike, megjithëse do të vazhdojë të punojë nga shtëpia.

Dje, të martën, Charles u takua nga djali i tij Harry, i cili jeton me gruan dhe fëmijët e tij në Kaliforni, i distancuar nga familja mbretërore. Takimi zgjati vetëm 45 minuta dhe Harry u nis sot për në SHBA. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re