Prindër, gjyshër e nxënës ngrenë pikëpyetje për zbatimin e protokollit të sigurisë nëpër shkolla. Problemet kryesore lidhen me higjienën në  tualete dhe pamundësinë e mbajtjes së maskës ashtu siç duhet.

 

QYTETARE

 

“tualetet keq, mungon dhe uji,. Do një person qe ti shkoje nga pas. Maskat nuk I mbajne dot siç duhet.”

 

Edhe formulari i vetdeklarimit, sipas prindërve mund të japë të dhëna të pasakta në rastet kur bëhet fjalë për mos shfaqje të simptomave.

 

QYTETARI

“Pa sens: nje femije nuk ka pergjegjesi. Prindi nuk mund te marre pergjegjesi se eshte asimptomatike.”

 

Shkolla me turne dhe shkurtimi i orëve të mësimit sipas nxënësve nuk krijon kohën e duhur për të realizuar të plotë procesin e nxënies.

 

NXENESI

 

“Me 25 minuta nuk bëhet mësim. Sa fillon ora, mbaron pa e kuptuar, mësuesja nuk shpjegon dot mësimin e plotë, nuk pyet dot në mësim, nuk kontrollon dot detyrat e të gjithëve, se nuk del koha.”

 

Nga ana tjetër, ka edhe prindër të cilët janë të kënaqur nga rregullat që po diktohen në ambientet shkollore.

 

PRINDERIT

“Dje dhe sot jam e kënaqur, po shoh që ka rregull, të shohim si do vazhdojë.”

 

Edhe pse në klasa diktohen rregulla strikte, të njëjtit nxënës i rikthehen normalitetit pa maska e distancim social, sapo dalin nga shkolla. Ata bashkë me prindërit bëhen pjesë e grumbullimeve duke i bërë praktikisht të pavlefshme shtrëngesat brenda shkollës.

 

ANKESA PER KUFIZIMET NE SHKOLLE

 

PRINDER E NXENES: PROBLEME ME MASKAT, FORMULARET JANE PA KUPTIM