Prindërimi shpesh fajësohet për shkaktimin e rrudhave dhe thinjave dhe disa studime sugjerojnë se kjo mund të jetë e vërtetë. Por, një studim i ri u ofron prindërve lajme më të mira për plakjen: Rritja e fëmijëve mund të ndihmojë në mbajtjen e trurit tuaj në formë më të mirë.
Hulumtimi, i publikuar në Proceedings of the National Academy of Sciences, zbuloi se truri i prindërve tregoi modele të “lidhjes funksionale” në disa rajone, në vend që të shfaqte uljen tipike të parë me moshën. Këto rrjete u forcuan me secilin fëmijë dhe efektet dukeshin të qëndrueshme.
“Lidhja funksionale është një masë që na ndihmon të kuptojmë se si truri komunikon me veten,” tha për Health Edwina R.Orchard, PhD, një studente postdoktorale në Qendrën e Studimit të Fëmijëve në Yale dhe bashkëautore e studimit.
“Këto modele ndryshojnë me procesin e plakjes, por tek prindërit, ne pamë diçka të kundërt, që rezultuan në modele ‘më të reja’ të funksionit të trurit tek prindërit me më shumë fëmijë.”
Gjetjet kanë kuptim, tha për Health Michelle DiBlasi, DO, shefe e Psikiatrisë në Qendrën Mjekësore Tufts.
“Prindërimi është një kohë vërtet kritike si për burrat ashtu edhe për gratë, ku truri i tyre duhet të përshtatet dhe të ndryshojë në mënyrë që të menaxhojnë përgjegjësitë e reja, ndërveprimet e reja shoqërore dhe sfidat e përgjithshme që vijnë nga prindërimi,” tha ajo.
Studimi përfshiu 19,964 femra dhe 17,607 meshkuj, të cilët të gjithë plotësuan të dhëna për moshën, gjininë, numrin e fëmijëve, arsimin dhe privimin socio-ekonomik.
Pas analizës, studiuesit zbuluan se disa zona të trurit të prindërve treguan modele të lidhjes që bien ndesh me ato që zakonisht lidhen me plakjen. Sa më i lartë të jetë numri i fëmijëve, aq më e fortë është lidhja.
“Truri i prindërve kishte zona të rritura që janë përgjegjëse për lidhjet sociale, ndjeshmërinë dhe lëvizjet e trupit,” thonë ekspertët.
Këto zona janë tregues i njohur i shëndetit të mirë të trurit, që shpesh përkeqësohen me moshën.
Gjetjet mund të ndihmojnë studiuesit të kuptojnë më mirë se si të rrisin lidhjen e trurit, edhe për njerëzit që nuk janë prindër.
Nevojiten më shumë kërkime afatgjata dhe në shkallë të gjerë me pjesëmarrës të ndryshëm për të kuptuar mekanizmat pas mënyrës, sesi prindërimi mund të mbrojë funksionin e trurit, shkruan autorët.
“Për shembull, prindërit janë të ekspozuar ndaj më shumë stimujve ndijor dhe duhet të marrin sinjale joverbale kur kujdesen për fëmijët, të cilat mund të luajnë një rol mbrojtës në plakjen e trurit që forcohet me secilin fëmijë”, vuri në dukje Thaliath, i cili nuk ishte i përfshirë në studim.
“Ashtu si fëmijët mësojnë dhe rriten gjatë gjithë fëmijërisë së tyre, aftësitë që fitojnë prindërit ndryshojnë çdo vit,” shtoi Orchard. “Për prindërit me më shumë se një fëmijë, ata duhet të ofrojnë ndonjëherë kujdes të njëkohshëm për fëmijët me temperamente të ndryshme, nevoja të ndryshme dhe në faza të ndryshme zhvillimi, gjë që kërkon fleksibilitet të madh të sjelljes,” tha Orchard.
Si të mbroheni nga plakja e trurit
Edhe nëse nuk jeni prind, ka mënyra për të mbrojtur trurin tuaj nga efektet e plakjes, theksoi Thaliath.
Kujdesi për veten është i rëndësishëm. Zakonet si stërvitja e rregullt, një dietë e shëndetshme, kufizimi i sheqerit, menaxhimi i stresit mund të rrisin shëndetin e trurit. Gjumi i mjaftueshëm 7-9 orë për shumicën e të rriturve ndihmon trurin tuaj të largojë toksinat dhe të riparohet.
Pjesëmarrja në aktivitete shoqërore, përpjekja për të zgjidhur një enigmë komplekse, ose mësimi i një gjuhe të re, ndihmojnë gjithashtu./shendeti.com.al